Thirrja e legjendës së kuqe: Sormani, tregohu burrë dhe jep dorëheqje

schedule21:13 / 09/03/2020

Partizani regjistroi kundër Vllaznisë humbjen e tretë radhazi në kampionat. “Demat” nuk po arrijnë të shënojnë dhe marrin pikë në ndeshjet e fundit. Objektivi Europë është komplikuar, teksa zona “play-out” është vetëm tre pikë larg.

Ish-goleadori i Partizanit, Edmond Dosti ka bërë reagimin e radhës për gjendjen e ish-skuadrës së tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dosti i bën thirrje Adolfo Sormanit të tregohet burrë dhe të japë dorëheqjen.

Bëhu burrë dhe jep vetë dorëheqjen. Jep dorëheqjen sa është shpejt. Jep dorëheqjen para se të shkatërrosh ekipin e Partizanit, pasi çdo trajner që ka ardhur nga Italia ka shkatërruar Partizanin. Historia nuk na lë të gabojmë. Kur erdhët ju ishim 2 pikë para sot jemi 15 pikë pas, çfarë emri t’i vëmë kësaj puno dhe mos prodho? Fanella e kuqe është tejet e rëndë“, shkruan Dosti. /abcnews.al

schedule21:13 / 09/03/2020