Një 39-vjeçar banues në Fushë Krujë është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Masa i ishte caktuar Gjykata, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kapën shtetasin A. K., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 39-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.”
/abcnews.al/