Theth, shpëtohen dy turistët e bllokuar në humnerë

schedule09:46 - 17 Tetor, 2018

schedule 09:46 - 17 Tetor, 2018

Policia ka shpëtuar dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë. Policia  mori njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Vlabonës”, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë një nga Brazili, dhe një tjetër nga Zelanda e Re, kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë. Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas pesë orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar Policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë pa asnjë problem me shëndetin.
Dy turistët kanë falenderuar Policinë dhe banorët për gjithçka që bënë për ti shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!