Shkon drejt përkeqësimit situata në Gjirokastër. Çarjet e tokës janë thelluar duke shqetësuar akoma më shumë banorët e lagjes Punëtore. Këta te fundit kaluan natën jashtë nga frika e rrëshqitjeve masive.
Kaluan një natë jo të qetë.
E gjithë vëmendja e tyre ishte tek çarjet e tokës poshtë pallatit ku banojnë.
Një pjesë e banorëve të lagjes Punëtore në Gjirokastër qëndruan jashtë nga frika e ndonjë rrëshqitjeje masive.
Çarjet e tokës sa vijnë e thellohen.
Në takimin që patën me kryetaren e bashkisë banorët i kërkuan ndeërhyrje urgjente.
Të shtunën aty mbërritën edhe ekspertë nga Tirana për të inspektuar zonën dhe deri tani sipas tyre pallati nuk rrezikon. Por alarmi mbetet i lartë.
Nëse qyteti përfshihet nga reshjet të gjithë duhet të largohen nga lagjia për të shpëtuar.
Në Gjirokastër janë disa zona problematike si Kodra e Shtufit,Cfake, Manalat, Gerhot dhe lagjia Punëtore . të cilat vite më parë ishin të pyllëzuara e nuk lejohej asnjë ndërhyrje.
Por pas ‘90-ës masakra e ndërtimeve pa kriter e pa asnjë studim të mirëfilltë ka vijuar deri sot duke vënë neë rrezik jetën e banorëve./abcnews.al