Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, ka përfunduar në radarët e Barcelonës. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga “The Sun”, të cilët këmbëngulin se mund të krijohet dyshja Messi-Aguero.
Argjentinasit i përfundon kontrata në qershorin e këtij viti dhe deri më tani “Qytetarët” nuk kanë bërë asgjë për rinovimin e saj. Një transferim me parametra zero do të ishte ideale për klubin spanjoll, duke parë dhe gjendjen e vështirë që po kalon nga ana ekonomike.
Tashmë dihet që Barça kërkon një sulmues qendre, për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i Luis Suarez. Martin Braithwaite nuk është në nivelin e duhur dhe si pasojë Aguero shikohet si ideali. /abcnews.al