“The Guardian”/ Alarmi i Interpol: 50 luftëtarë të ISIS ndodhen në Itali

schedule14:01 - 31 Janar, 2018

schedule 14:01 - 31 Janar, 2018

E përditshmja britanike “Guardian” raporton se sipas Interpol janë 50 luftëtarë të ISIS, të cilët aktualisht ndodhen në Itali. Po sipas këtij shkrimi, organizata ndërkombëtare e policisë i ka dërguar në 29 Nëntor, Ministrisë së Brendshme italiane listën me emrat e të dyshuarve.

Sipas Interpol, 50 të dyshuar si luftëtarë të ISIS, të gjithë me shtetësi tuniziane, kanë mbërritur në Itali nga deti. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike Guardian, në versionin e saj online, sipas të cilës organizata ndërkombëtare e policisë i ka dërguar në 29 Nëntor, Ministrisë së Brendshme italiane listën me emrat e të dyshuarve. Më pas lista i është dhënë dhe agjencive europiane anti-terrorizëm.

Sipas një zyrtari të njësisë europiane anti-terrorizëm, i cituar nga Guardian, të dyshuarit kanë mbërritur në Itali në periudhën Korrik – Tetor të vitit të kaluar me anë të varkave të vogla që janë braktisur në brigjet italiane.

Disa nga luftëtarët e ISIS, vijon më tej shkrimi i të përditshmes britanike, janë identifikuar nga autoritetet italiane sapo kanë zbritur në brigjet siciliane. Katër prej tyre ishin emra të njohur për shërbimet sekrete europiane dhe një prej tyre kishte kaluar kufirin italo-francez për t’u vendosur në jug të Francës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!