Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thaçi “në formë” pak orë pas operacionit, del nga spitali

schedule22:20 - 23 Prill, 2020

schedule 22:20 - 23 Prill, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë nga spitali, pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale në veshka, pasditen e sotme. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i shtetit, i cili thotë se do të trajtohet në shtëpi.

Teksa falenderon stafin mjekësor dhe miqtë, Thaçi shprehet se pret që të kthehet në punë javën e ardhshme.

Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore. Pres që të kthehem në punë javën që vie”, shkruan Presidenti, teksa ka publikuar edhe foto duke lënë spitalin, ndërsa shoqërohet nga djali.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!