Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Thaçi mbetet në paraburgim/ Canaj: Ka pasur përpjekje për tjetërsim të provave

schedule17:23 - 3 Gusht, 2026

schedule 17:23 - 3 Gusht, 2026

Ish-diplomati Blerim Canaj ka deklaruar se beson se lirimi i liderëve në shtator është i pashmangshëm, duke shtuar se veprimet e fundit të Gjykatës së Hagës mund të jenë vetëm justifikime.

Sipas Canajt, ka pasur përpjekje për tjetërsimin e provave. Ai ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë ndaj kësaj çështjeje, duke përmendur se gjatë viteve të fundit vendi ka pasur një ministre të Jashtme që, sipas tij, është deklaruar publikisht se do të jetë dëshmitare në Hagë, ndërsa këtë deklaratë e kishte bërë para se të merrte detyrën e ministres.

“ Lirimi i liderëve në shtator do të jetë patjetër. Ndoshta po shpresoj që këto veprime të Gjykatës së Hagës thjesht do të jenë justifikime të tyre. Ka pasur përpjekje për tjetërsim të provave.



Gjatë viteve të fundit kemi pasur një ministre të Jashtme që me zë dhe figurë është deklaruar se do të jetë dëshmitare në Hagë, dhe atë deklaratë e ka bërë para se të jetë ministre e Jashtme. Ne e kemi pasur për 4-5 vjet ministre të Jashtme. Kjo është qasja e kësaj qeverie për këtë çështje.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!