Thaçi krahason genocidin serb në Kosovë me holokaustin

schedule16:18 - 13 April, 2019

schedule16:18 - 13 April, 2019

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaci e ka krahasuar genocidin serb më Kosovë me Holokaustin e nazizmit. Sipas kreut të shtetit, i vetmi ndryshim është pandëshkueshmëria e krimeve të Serbisë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci krahasoi genocidin në Kosovë me Holokaustin. Sipas tij ndryshimi i vetëm është ndëshkimi. Kreu i Shtetit të Kosovës krahason krimet e Serbisë në Kosovë me Holokaustin e Hitlerit, duke shtuar se mohimi i krimeve të Serbisë kundër shqiptareve është e njësoj sikur të mohohet holokausti i nazizmit.

Dallimi, thotë Thaçi, mes holokaustit dhe genocidit në Kosovë, është se krimet e Hitlerit janë dënuar ndërsa të Serbisë ende jo.

“Krerët e Serbisë po mundohen të mohojnë krimet para botës, spastrimin etnik dhe genocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh genocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin!” shkruan ndër të tjera Thaçi. /abcnews.al