Në një intervistë për gjermanen Der Standard presidenti i Kosovës Hashim Thaci akuzoi Komisionin Europian se po tregohet i padrejtë me vendin e tij. Ai theksoi se kosovarët kanë të drejtë të kenë dhe pasaportë shqiptare dhe kjo nuk do të shkelte asnjë ligj Duke këmbëngulur se Komisioni Europian po tregohet i padrejtë me Kosovën, presidenti Hashim Thaci deklaroi se kërkesa që i ka bërë Tiranës për të pajisur me pasaporta shqiptare shtetasit kosovarë, nuk shkel asnjë ligj. Kreu i shtetit kosovar i ka bër këto deklarate gjatë një interviste për gjermanen Der Standard. Thaci shtoi se në Kosovë po humbet besimi se Komisioni europian mund të ketë një axhendë pozitive për vendin. Duke thënë se Prishtina ka plotësuar 94 nga 95 kriteret që i kërkohen vendit për liberalizimin e vizave por për këtë nuk është dhënë asnjë shpërblim. Sipas tij Komisioni europian për momentin është fokusuar vetëm në Serbi. I pyetur nëse ratifimi i marrëveshjes me Malin e zi do të bëhet së shpejti Thaci u shpreh se dy vendet janë partnerë strategjikë dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se demarkacioni është në stadin e një problemi të politikës së brendshme në vend. Gjithësesi Thaci theksoi se demarkacioni me Malin e Zi nga një kusht është kthyer në kurth. Duke iu rikthyer dhe njëherë pajisjes së shtetasve kosovarë me pasaportë shqiptare ai tha se dhe serbët gëzojnë dy shtetësinë ashtu si dhe malazezët në Kosovë. Prandaj dhe studentët e biznesmenët kosovarë duhet të jenë të parët që të përfitojnë nga pajisja me pasaportë shqiptare. Për dialogun me Serbinë kreu i shtetit të Kosovës këmbënguli se nuk ka asnjë alternativë ndaj tij dhe shpreson se mund të rifillojë këtë vit. Duke theksuar se Kosova është shtet sovran dhe ka integritetin e saj territorial, thaci përjashtoi mundësinë që Prishtina të heqë dorë nga veriu i vendit.
Thaçi: Kosovarët kanë të drejtë të kenë pasaportë shqiptare. KE po tregohet i padrejtë me ne
schedule14:40 - 27 Tetor, 2017
schedule 14:40 - 27 Tetor, 2017