Thaçi: Kosova ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin

schedule18:26 - 4 Nëntor, 2019

schedule 18:26 - 4 Nëntor, 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi theksoi se Kosova ka vite që dëshmohet edhe praktikisht në luftën kundër terrorizmit, fundamentalizmit dhe çdo lloj ekstremizmi që paraqitet në Kosovë, në rajon dhe kudo në botë, së bashku me partnerët ndërkombëtarë. Duke komentuar vlerësimin për Kosovën në raportin e luftës kundër terrorizmit, Thaçi tha se vlerësimi i SHBA-së për Kosovën si një kampion në luftën kundër terrorizmit në rajon, është një përgjegjësi shtesë për institucionet dhe për qytetarët.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar postimet e video-selfie në rrjetet sociale.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha në një video të shpërndarë në rrjetet sociale se vlerësimi I SHBA-së për Kosovën në luftën kundër terrorizimit është impresionues.

“Një vlerësim ky i merituar, sepse Kosova ka vite që dëshmohet edhe praktikisht në luftën kundër terrorizmit, fundamentalizmit dhe çdo lloj ekstremizmi që paraqitet në Kosovë, në rajon ose jashtë rajonit, kudo në botë, së bashku me partnerët ndërkombëtarë”.

Zoti Thaçi tha se Kosova ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe historik për paqen dhe stabilitetin.

“Vlerësimi i SHBA-së për Kosovën si një kampion në luftën kundër terrorizmit në rajon, është një përgjegjësi shtesë për institucionet, për qytetarët tanë, për gjeneratat e ardhshme. Rruga e Kosovës është e ardhmja euroatlantike, por Kosova do të dëshmojë edhe më fuqishëm se do të jetë e pa kompromis ndaj fenomeneve dhe rreziqeve të tilla. Vetëm kështu mund të kemi një vend të sigurt, të zhvilluar dhe prosperues”. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!