Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur me një status në Facebook letrës së humanistes serbe Natasha Kandiç.
Ai thotë se qytetarët e Kosovës i kanë ruajtur objektet fetare edhe në ditët më të veshtira gjë të cilën vazhdojnë ta bëjnë edhe tani. “Është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës”, shkruan Thaçi. Ndërsa shton se Kosova është shtet i të gjithëve pa dallim feje, kulture ose përkatësie etnike.
“E ardhmja euro-atlantike e Kosovës është e sigurt vetëm duke ndërtuar shtet demokratik dhe duke ruajtur karakterin multi-etnik të shoqërisë tonë”, përfundon presidenti Thaçi. /abcnews.al