Thaçi: Bisedimet me Serbinë duhet të përfundojnë me njohje reciproke

schedule21:18 - 17 Gusht, 2018

schedule 21:18 - 17 Gusht, 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se përfundimi i bisedimeve me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ai i bëri këto komente nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

“Fundi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe shënimin e kufirit 400 kilometra në mes të dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizata tjera”– shkruan Thaçi. “Opinionet e tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false“, thuhet në postimin e presidentit të Kosovës.

Gjate ditëve të fundit Kosova është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Ideja e tij është kundërshtuar nga pothuajse të gjithë udhëheqësit politike në Kosovë, të cilët pohojnë se ato mund të dëmtojnë shtetësinë e Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!