Thaçi: Ata që vranë Ivanoviç me qëllim që të dëmtojnë imazhin e Kosovës

schedule19:26 - 18 Janar, 2018

schedule 19:26 - 18 Janar, 2018

Presidenti Hashim Thaçi thotë se autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviç kanë pasur për qëllim të dëmtojnë imazhin e Kosovës. Ai u shpreh optimist se ky ekzekutim do të zbardhet shumë shpejt.

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për versionin shqiptar të Dojçe Veles thotë se vrasja e Oliver Ivanoviç ka pasur për qëllim dëmtimin e imazhit të Kosovës. Gjithashtu nënvizon se instiucionet e Kosovës së bashku me ato ndërkombëtare me EULEX-in dhe mekanizmat e tjera janë duke bërë përpjekje maksimale që kjo vrasje kriminale të zbardhet sa më shpejt.
Presidenti i Kosovës u shpreh se shumë shpejt kjo vrasje do të zbardhet.

Thaçi tregoi edhe mënyrën se si Beogradi mund të ndihmojë në hetimet për ekzekutimin e liderit serb të Kosovës. Megjithatë nënvizoi se hetimet do të drejtohen vetëm nga pala kosovare.
Ndërkohë, kreu i shtetit në fund theksoi se gjatë bisedës telefonike, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i kërkoi leje për të vizituar veriun e Kosovës. Thaçi nënvizoi se shpresonte që kreu i shtetit serb të mos ndryshojë qëndrim lidhur me dialogun, gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!