Vllaznia luan nesër një ndeshje shumë të fortë ndaj Teutës dhe para kësaj beteje në konferencë për shtyp doli trajneri Thomas Brdaric. Ai foli për afrimin e ri, Albion Avdijaj dhe për ndeshjen e nesërme, ku e cilësoi Teutën si një kundërshtar shumë të fortë.
“Kemi filluar vitin e ri me prezantimin e një lojtari të mirë dhe po shikojmë në çdo kohë përpara me të njëjtin ritëm. Tani jemi në një pozitë ku çdokush dëshiron të na arrijë dhe të na mundë. Do stërvitemi fort dhe do jemi gati për çdo gjë.
Po e dimë se Teuta nuk është mundur asnjëherë. Nesër kemi një mundësi të mirë për të mundur Teutën, luajmë në shtëpinë tonë. Kanë shumë eksperiencë dhe kam shumë respekt për trajnerin Martini, që vjen si fitues i Kupës dhe Superkupës. Është ndeshje e vështirë dhe kërkon shumë fokus për ta fituar.
Do jemi 100% gati. Kemi nisur nga zero në verën e shkuar dhe mendoj se bashkë me të gjithë stafin kemi treguar mënyrën tonë të punës dhe deri më tani ka dalë me sukses. Nuk kemi shumë për të ndryshuar. Lojtarët që do vijnë do i njohim. Albionin (Avdijaj) e njoh shumë mirë sepse kemi punuar më parë bashkë, por ne jemi skuadër dhe do vazhdojmë si të tillë.
Unë kam marrë shumë dhurata gjatë gjashtë muajve të fundit dhe nuk nxitojmë për të sjellë lojtarë. Kemi lojtarë të mirë në skuadër dhe jemi të kujdesshëm, nuk jemi në një situatë ku duhet të nxitojmë”, u shpreh Brdaric. /abcnews.al