Teuta “ndërron marsh”, rinis stërvitja kolektive dhe përgatitja për Laçin

schedule11:40 - 18 Maj, 2020

schedule 11:40 - 18 Maj, 2020

Teuta ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen kundër Laçit. Superiorja do të rikthehet në fushën ditën e tretë të muajit qershor dhe skuadra durrsake do të përballet në Kurbin me bardhezinjtë vendas.

Djemtë Edi Martinit kanë rifilluar stërvitjen kolektive në stadiumin “Niko Dovana”. Klubi i Teutës njofton se grupi i lojtarëve është në gjendje shumë të mirë dhe vëmendja është përqendruar te sfida ndaj skuadrës së Cungut.

Bregdetarët numërojnë 40 pikë pas 26 javëve dhe renditen në vend të pestë të Kategorisë Superiore. Objektivi është kualifikimi në Europa League dhe Teuta do të bëjë maksimumin ta rinisë kampionatin me një rezultat pozitiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!