Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Teuta-Kukësi supersfida, sytë edhe nga Shkodra e Gjirokastra

schedule09:00 - 28 Shtator, 2019

schedule 09:00 - 28 Shtator, 2019

Superiorja rikthehet sot me katër ndeshje të javës së gjashtë. Takimi më interesant është ai që zhvillohet në Durrës, mes Teutës vendase dhe Kukësit. Dy ekipe pretendente, që duan pikët maksimale. Bylisi është një nga ekipet që e ka nisur mirë kampionatin dhe do kërkojë të vijojë me rezultatet pozitive. Flamurtari është rivali i tyre këtë javë dhe në Ballsh tre pikët i shohin si detyrim.

Vllaznia-Skënderbeu është një tjetër takim mjaft interesant, që luhet në Shkodër dhe për këtë ndeshje rikthehen tifozët, pasi dënimi i Disiplinës është shlyer me gjobë. Shkodranët sfidojnë krizën e golit dhe korçarët, që numërojnë 9 pikë të grumbulluara deri më tani.

Luftëtari rikthehet në shtëpi dhe pret Laçin, që qan pikët e lëna në Vlorë me Flamurtarin. Gjirokastritët do tentojnë të marrin pikët e plota dhe të lënë vendin e parafundit. Sigurisht edhe kurbinasit duan maksimumin. E diela është e gjitha për derbin…

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 16:00
Teuta-Kukësi
Vllaznia-Skënderbeu
Luftëtari-Laçi
Bylisi-Flamurtari

E diel, më 29 shtator, ora 16:00
Tirana-Partizani

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!