Është mbyllur pjesa e parë mes Flamurtarit dhe Teutës, sfidë që ishte planifikuar për ditën e djeshme dhe që u shty për sot. Në Vlorë, takimi rifilloi nga minuta e tetë, minutë kur u ndërpre ndeshja dje për shkak të kushteve jo të mira atmosferike. Teuta e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh, pasi një gol i Emiliano Vilës ka bërë që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.
Mesfushori gjeti golin e parë sezonal me “Djemtë e Detit”, pas plot 16 ndeshjes (15 në Superiore, 1 në Kupën e Shqipërisë). Pas dy-tre tentativave të miqve durrsakë, topi shkon në këmbët e Vilës, i cili me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë në minutën e 31-të. Kjo sfidë ishte shumë e luftuar në 45 minutat e para dhe këtë gjë e tregon dhe numri i kartonëve të verdhë, plot 5 të tillë. Edhe 45 minuta për t’u luajtur në Vlorë./abcnews.al
Kategoria Superiore
HT | Flamurtari – Teuta 0-1
E. Vila 31′

