Teuta ka harruar të fitojë, pikë shprese për Luftëtarin

schedule15:26 - 9 Nëntor, 2019

schedule 15:26 - 9 Nëntor, 2019

Luftëtari rikthehet të marrë pikë pas tre humbjeve rresht në kampionat. Ekipi gjirokastrit barazoi 0-0 në shtëpi kundër Teutës së Shkëmbit, që regjistron barazimin e tretë radhazi.

Pjesa e parë u karakterizua nga duele të forta, teksa Teuta u ndëshkua me tre kartonë të verdhë. Gashi, Kallaku, Todorovski dhe Khalid tentuan golin për miqtë, ndërsa bluzinjtë mund të kishin shfrytëzuar më mirë një kundërsulm të minutave të fundit. Teuta kërkoi një penallti për prekje me dorë në minutat shtesë të pjesës së parë, por kryesori Sino vazhdoi lojën.

Teuta e nisi në sulm pjesën e dytë, teksa vendasit po tentonin kundërsulmet për të rrezikuar. Miqtë vazhduan të kërkojnë golin, por portieri grek, Paiteris, ishte në një ditë të mirë. Përfundimisht 0-0 dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë. Luftëtari ngjitet në kuotën e shtatë pikëve dhe është -9 pikë nga Vllaznia, ndërsa Teuta renditet momentalisht e pesta me 18 pikë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13
E shtunë, më 9 nëntor 2019, ora 13:00

LUFTËTARI-TEUTA 0-0
Luftëtari:
Paiteris, Qato, Lala, Isufaj, Kukaj, Prikas, Dragoshi, Açka, Hyseni (Vient 68′), Dushkaj, Lika. Trajner: Giorgios Marantasa
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbja (Nikac 37′), Gashi (Vila 68′), Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi
GJYQTARË: Emirjon Sino, Orgest Grabova, Mario Shazivari, Hermal Llapra
Kartonë të verdhë: Kukaj 45′ / Gashi 20′, Hoxha 23′, Khalid 41′

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!