“Testojmë të dyshuarit COVID 19”, Manastirliu: Javën e parë të prillit do të vlerësohen masat e marra në raport me kurbën

schedule18:12 - 25 Mars, 2020

schedule 18:12 - 25 Mars, 2020

Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu është shprehur se deri më tani në vendin tonë janë bërë të gjithë testet e nevojshme për çdo person të dyshuar.

Ndërkohë pyetjes se kryeministrit Rama se sa teste janë bërë ajo është shprehur se për bërjen e testeve po ndiqet procedura e rekomanduar nga OBSH.

“Për ta nisur me një çështje që është diskutuar atë të testimeve në ISHP numri i testeve nuk është në dëshirën e askujt numri i tyre rezlizohet në kuadër të rekomandimit të OBSH ne testojmë të dyshuarit ata që kanë nevojë të dinë që janë ose jo të infektuar dhe ato për ndërprerjen e zinxhirit. Ne kemi bërë testimet e nevojshme”, është shprehur Manastirliu.

Gjithashtu në këtë mbledhje ministrja e Shëndetsisë ka dhënë detaje dhe në lidhje e kurbën e parashikimeve se si mund të vijojë më tej në vendin tonë. Manastirliu ndër të tjera në fjalën e saj ka theksuar se në javën e parë të prillit me 3 prill pritet që të kenë dhen një përgjigje më të saktë në lidhje me kurbën vijuese të rasteve në vendin tonë.

Jemi në javën e tretë dhe kurba patjetër që do të rriten masat e marra do të vlerësohen rreth datës 3 prill. Një ekip ekspertësh me eksperiencë në vende të ndryshme po punojnë në lidhje me të gjithë koefiçentët e nevojshëm për të parë se si do të jenë parashikimet e kurbës në varësi të masave që ne kemi marrë. Kemi një kurbë që është në rritje në një lloj prgresioni por është një rritje e pritshme. Por mendoj se sistemi ynë shëndetsor e bërballon fluksin. Katër qytetarë kanë lënë spitalin pasi kanë rezultuar negativë. Ajo që na bën të ndihemi mirë në këto momente është se deri diku kapacitete përballuese të sistemit tonë shëndetsore janë të përballueshme”, tha ministrja.

Gjithashtu ajo është shprehur se së shpejti do të bëjnë të mundur dhe kthimin në një spital karantinë të një objekti tjetër që do të përdoret për pacientët të cilët nuk kanë nevojë për terapi intensive, por normale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!