“Testohen 13 të dyshuar”, ministria e Shëndetësisë: Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri

schedule20:26 - 25 Shkurt, 2020

schedule 20:26 - 25 Shkurt, 2020

Janë 13 raste që janë testuar si të dyshuar për koronavirus në Shqipëri. Lajmi bëhet me dije nga ministria e Shëndetësisë, e cila informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në vendin tonë dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komuntare të koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në vendin tonë dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komuntare të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!