Në ditën Ndërkombëtare të Shëndetsisë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një mesazh inkurajues mjekëve të Infektivit.
Kryedemokrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shpreh mireënjohje për të gjithë personelin mjeksor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19.
Ndër të tjera ai thekson se ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.
Postimi i plotë:
“Sot në #ËorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.
Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, paisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA ,e cila do ti mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. #ditemetemira”, shkruan Basha. /abcnews.al