Studiuesit në Francë bëjnë me dije se provat fillestare për një sistem testimi të COVID-19 ka pasur rezultate inkurajuese.
Sipas tyre tashmë rezultati i testeve për koronavirus mund të mësohet brenda 40 minuta, pa përdorimin e një tamponi dhe pa nevojën e dërgimit të mostrave në laborator.
Rezultatet u vlerësuan rreth 87.5 % të sakta, ndërsa u testuan rreth 200 persona.
“Është një provë që mund të bëhet kudo”, tha Alexandra Priuex, presidente e SkillCell, një nga partnerët në këtë projekt.
Sistemi i quajtur Easy COV është një nga metodat që po zhvillohet në të gjithë botën .
Sistemi EasyCOV, i zhvilluar nga një partneritet i SkillCell dhe Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, përfshin marrjen e një mostre të pështymës nga goja e pacientit.
Pështyma transferohet në “epruveta” të cilat nxehen në një pajisje të veçantë portative të krijuar për tu përdorur në vend.
Pas 40 minutash, rezultati është gati. Nëse lëngu në tub është i verdhë, pacienti vlerësohet se ka COVID-19.
Nëse lëngu është portokalli, atëherë ato janë negative.
Nga testi fillestar i cili u bë me 220 persona studiuesit e kanë zgjeruar testimin e tyre duke përfshirë rreth 720 personash në këto testime.
Sakaq u shprehen se rezultatet nga ky test i gjerë janë ende duke u analizuar.
/abcnews.al/



