Testi i “Harvardit” zbulon se sa i aftë jeni në shtrat: Kush nuk e kalon, KUJDES!

schedule10:20 - 5 Prill, 2022

schedule 10:20 - 5 Prill, 2022

Meshkujt duket se shpenzojnë më shumë kohë dhe energji duke folur për seksin sesa duke e bërë atë… Pse?

Gjatë marrëdhënieve seksuale, si në çdo aktivitet fizik, në trup ndodhin një mori ndryshimesh siç janë rritja e rrahjeve të zemrës, rritja e konsumit të oksigjenit dhe djegia e kalorive.

Konkretisht gjatë aktit seksual:

Rrahjet e zemrës së një personi rrallë tejkalojnë 130 rrahje në minutë dhe presioni i gjakut sistolik ose “i lartë” (shkalla më e lartë e zemrës për pompimin e gjakut) mbetet gjithmonë më pak se 170.

Në përgjithësi, aktiviteti seksual i moderuar karakterizohet nga intensiteti i lehtë deri në mesatar i ushtrimeve për sa i përket sforcimit fizik.

Konsumi i oksigjenit arrin në 3.5 METS, një vlerë e barabartë me ato të regjistruara gjatë aktiviteteve të tilla si kërcimi apo luajtja pingpong.

Seksi djeg rreth pesë kalori në minutë, pra po aq sa digjen gjatë ecjes ose në një lojë golfi, por në total katër herë më shumë se ato që digjen duke parë televizor.

Në fund të fundit, çfarë mund të tregojë nëse njeriu nëse është në formë për të bërë seks?

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Harvardit, nëse dikush mund të ngjisë shkallët në dy ose tre kate pa vështirësi, atëherë ai është fizikisht gati për aktin e të bërit dashuri. Të tjerët? Epo të tjerët duhet të bëjnë pak më shumë kujdes me intensitetin..se ku i dihet…! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!