Testi i dytë për Covid-19, shërohet edhe një lojtar te Partizani

schedule23:52 - 23 Korrik, 2020

schedule 23:52 - 23 Korrik, 2020

Esat Mala doli negativ në testin për Covid-19 dy ditë më parë, ndërkohë që Partizani njofton se edhe Kristi Kote tashmë është shëruar plotësisht. I vetmi i infektuar është Erald Çinari.

“FK Partizani njofton se lojtari Kristi Kote, ka kaluar me sukses testin e dytë, pasi ka rezultuar negativ. Mesfushori 21 vjeçar i është nënshtruar testit të radhës të tamponit dhe sot ka marrë përgjigjen duke rezultuar negativ”, njofton Partizani.

Më parë e kanë kaluar koronavirusin Besnik Ferati dhe Deian Boldor, të cilët ishin të parët që doën pozitivë në kampin e kuq. / abcnews.al