Terry: Bonucci e Chiellini më të mirët, Maldini miti! Ju tregoj ç’më bëri Mourinho

schedule22:03 - 23 Nëntor, 2021

schedule 22:03 - 23 Nëntor, 2021

John Terry nuk ndjen xhelozi, por pranon hapur që italianët janë “profesorë” në lojën në mbrojtje. Anglezi ka rrëfyer që ka mësuar prej tyre dhe ngre në piedestal dy kampionë Europe, si Bonucci e Chiellini.

“Bonucci e Chiellini janë më të mirët e këtij brezi. Dy top lojtarë. Janë legjenda. Edhe unë i kam studiuar, pasi gjithmonë i kam studiuar italianët për mënyrën si mbrojnë.

Gjithçka ka nisur me Baresin, ndërsa Maldini është për mua një mit absolut. Njeriu që e bënte të dukej çdo gjë e lehtë. Asnjë mbrojtës nuk ka pasur një stil aq natyral si ai”, është shprehur Terry për Gazzetta dello Sport.

Ish-mbrojtësi nuk ka dyshime kur pyetet në lidhje me trajnerin më të mirë: “Jose Mourinho. Një herë dëmtova kaviljen dhe ai vinte në dhomën e rikuperimit dhe më injoronte.

Isha kapiten dhe nuk mund ta duroja. I kërkova doktorit të më bënte një injeksion dhe të nesërmen luajta. Më pas, Mourinho më dërgoi pesë ditë për rikuperim në Dubai”. / abcnews.al