Terrorizojnë banorët/Arrestohen tre të rinj në Lezhë

schedule08:45 - 16 Shkurt, 2018

schedule 08:45 - 16 Shkurt, 2018

Një 21 vjeçar dhe dy adoleshentë 15 vjecar u arrestuan nga policia e Lezhës pasi qëlluan me armë në ajër.  Markelian Pepa, 21 vjeç nga Repsi dhe dy  te miturit nga Lezha, kanë shtëne 35 plumba në ajër me pushkën që hodhën në ferra.  Por, ata kishin pasur 332 fishekë të tjerë dhe 8 granata te cilat policia i zbuloi më pas në mjetin e tyre. Pas verifikimeve u gjeten gjurme qe keta persona ne dhjetor te vitit te kaluar kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së XH.M në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Qëllojnë me armë zjarri në ajër duke krijuar panik në qytet, arrestohen në kohë rekord nga Policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën qëlluan në ajër tre shtetasit e arrestuar, një sasi e konsiderueshme fishekësh, 8 granata dore, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Më datë 15.02.2018, rreth orës 14.30, tre shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës,  pranë hyrjes  se një tuneli poshtë kalasë së qytetit, kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri duke krijuar panik tek qytetarët.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë së Lezhës, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:

 

  • Markelian Pepa, 21 vjeç, banues në Reps, Miditë.
  • E. M., 15 vjeç, banues në Lezhë.
  • P. D., 15 vjeç,  në Lezhë.

 

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 35 gëzhoja.

Në vijim të veprimeve  të kryera , shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e armës (pushkë model 56), me të cilën kishin qëlluar shtetasit e sipërpërmendur, të cilën e kishin fshehur në shkurre përreth zonës ku kishin qëlluar.

Së bashku me armën  grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar edhe 332 fishekë luftarakë dhe 8 granata dore dhe një pistoletë shenjë dhënëse.

Po gjatë kontrollit grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Po nga veprimet e para hetimore  dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë dhe autorë të ngjarjes së datës 19.12.2017, ku rreth orës 19.00, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit Xh.M, në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Materialet proceduriale në ngarkim të tre shtetasve, do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet  278/4, 5 dhe 274  dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” për shtetasin Markelian Pepa, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!