Një familje në Dobraç të Shkodres u terrorizua nga grabitës të cilet ishin të armatosur dhe i sulmuan sapo dy djemtë dolën nga shtëpia. Ata kërcënuan gratë e familjes Selimi dhe morën 5 mijë Euro.
Kur makina e garbitësve ishte në largim, njëri nga djemtë po i vinte në ndihmë familjes dhe u shkëmbye me të. Por duket se telefonata e familjarëve Selimi nuk ka qenë aq e qartë, saqë ai të ishte i gatshëm për një përballje në rrugë.
Grabitësit hynë në oborr të maskuar dhe të armatosur. Fillimisht ata nën kërcënimin e armëve shtrinë në tokë bashkëshorten e Anton Selimit. E goditën me qytë automatiku pas koke.
Më pas u futën shtëpi dhe terrorizuan gjithë familjen duke kërkuar ku janë fshehur paratë. Njëra nga nuset u ka tregur sirtarin të cilët ata e thyen me leva.
Pasi morën 5 mije euro u larguan me shpejtësi me makinën, e cila qëndronte ndezur në rrugicë.
Ata mundën të dilnin nga fshati Dobraç i Shkodrës mes makinave të tjera të prindërve që po çonin fëmijët në shkollë.
Policia ende nuk ka një të dyshuar për ngjarjen, por disa persona u shoqëruan për t’u pyetur./abcnews.al