Terrori nga cisterna e gazit në Lezhë, çfarë ndodhi një natë më parë tek kryqëzimi i Shënkollit

schedule13:30 - 25 Gusht, 2019

schedule 13:30 - 25 Gusht, 2019

Shpërthimi i cisternave të gazit në Lezhë ishte i frikshëm. 7 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë, 10 makina të dëmtuara dhe një pikë gazi krejtësisht e rrënuar.

Ngjarja ndodhi  në superstradën Lezhë-Milot tek vendi i quajtur kryqëzimi i Shënkollit. Zhurma dhe reja e tymit të këtij shpërthimi është parë disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Pamja e këtyre dy cisternave tregon edhe forcën e asaj çfarë ndodhi.

Nga dëshmitë e para bëhet e ditur se në pikën e gazit kishte ndaluar një automjet, brenda të cilit ndodheshin pesë pjesëtarë të një familje.

Kryefamiljari ka zbritur për të mbushur një bombol gazi.

Gjithçka dukej normale, por fillimisht kanë dëgjuar një shpërthim të vogël dhe shumë shpejt është pasuar nga dy shpërthime të forta duke plagosur të gjithë personat që ndodheshin aty pranë, në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit dhe punëtori i pikës së karburantit.

U dëmtuan makinat kurse flaket u përhapen tek disa prej tyre.

Zjarrfikësit mbajtën zjarrin në kontroll për të mos u përhapur tek pika e karburantit, pasi gazi ishte djegur plotësisht kur mbërritën ata.

Ekspertët po bëjnë hetimet e tyre dhe kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur realisht./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!