Terrori në spitalin e Fierit, hetime për policin që iu mor arma

schedule11:55 - 2 Shtator, 2019

schedule 11:55 - 2 Shtator, 2019

Një grup specialistësh po hetojnë ngjarjen e mbrëmjes së të shtunës, ku u plagosën pesë persona në Levan dhe në spitalin e Fierit. Në këtë hetim është përfshirë edhe roli i policit të cilit iu mor arma nga brezi dhe u qëllua mbi një person.

Ishte raportimi i kryepolicit të Fierit dhe drejtoreshës së spitalit vetëm pak minuta, pasi një person shtiu me armën e policit mbi të tjerë persona. U tha për dy të plagosur me armë nga policia, dhe tre nga spitali.

Një ditë më pas në komunikatën zyrtare, u njoftua vetëm për një të plagosur me armë zjarri, kurse katër të tjerët ishin të rrahur dhe goditur me sende të forta dhe thikë.

Një grup specialistësh po hetojnë ngjarjen e mbrëmjes së të shtunës që nisi në Levan dhe përfundoi në spitalin e Fierit.

Në këtë hetim është përfshirë edhe roli i policit të cilit iu mor arma nga brezi dhe u qëllua mbi një person.

Deklarata e kryepolicit të Fierit dhe ajo e Drejtoreshës vetëm pak minuta pas ngjarjes, ku folën për dy dhe tre të plagosur me armë zjarri, ka ngritur pistat e para të dyshimit për fshehje gjurmësh.

Një ditë më pas, zyrtarisht u tha për vetëm një të plagosur me armë zjarri, duke lënë pa sqaruar nëse ishte gabim i policisë apo paaftësi në menaxhimin e situatës.

Ende nuk ka asnjë informacion për rezultatin e këtij hetimi. Kurse  lidhur me rolin e policit në ngjarje, burime nga spitali i Fierit thanë se dy efektivët që u angazhuan me shoqërimin e të plagosurve të Levanit  ndodheshin në spital për verifikimin e një aksidenti rrugor.

Në kohën kur njëri prej tyre po shoqëronte Aldi Zhapajn në ashensor, tjetri që ndodhej në hyrje të korridorit iu mor arma nga Gazmend Brace, i cili qëlloi mbi babain e Aldi Zhapajt, Aleksandër Zhapaj. Ky i fundit këtë të hënë u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.  Në këtë ngjarje 5 persona u plagosen dhe 5 u arrestuan./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!