Termometri këtë të premte shënon 42 gradë, qytetet më të nxehta, Tirana, Elbasani dhe Gjirokastra

schedule14:03 - 14 Korrik, 2023

schedule 14:03 - 14 Korrik, 2023

Të premten vlerat e termometrit shënuan kulmin e tyre për këtë jave.  Në shumë zona të vendit ato arritën deri në 42 gradë celcius.

Zonat më të nxehta do të jenë qarku i Elbasanit, Gjirokastra Berati ku do të shënohen temperature deri në 42 gradë. Për të vijuar më pas me Tiranën, Shkodrën dhe Koplikun ku termometri do të shënojë vlerat 42 gradë. Temperatura të Larta do të ketë Përmeti, Hasi, Kukësi ne flasim për temperature të matura në hije ku trupi i njeriut e ndjen 47 dhe 48 gradë”, ka thënë meterologia Lajda Porja.

Pritet e një rënie e lehtë dhe jo shumë e ndjeshme e temperaturave  me 1 ose 2 gradë celcius në ditët e fundit të javës. Por e keqja nuk ka kaluar.  Vala e të nxehtit do të  shënojë kulmin e dytë të hënën dhe të tretin në fund të muajit.

Ditën e hënë e presin vlerat 42 ose lehtësisht mbi këtë vlerë më pas kemi një tërheqje për tu riaktivizuar në fund të muajit, është pak herët por ne presim për të shënuar rekordin historik prej 44 gradëve temperature të shënuara në vitet ’70 në Kuçovë”, ka thënë ajo.

Shtimi i erës në fillim të javës tjetër sipas meteorologes Lajda Porja parashikohet të rrisë rrezikun  për zjarre.

“Shtimi i parametrit të erës rrezikon zjarret”, ka thënë Porja.

Nuk parashikohen reshje shiu, por shtim të lagështisë në ajër që  sipas metoeorologëve do të bëjë  që i nxehti të ndjehet më tepër.   Vala me origjinë nga Afrika që ka përshirë Europën Jugore dhe vendin tonë nga mesi i kësaj jave parashikohet të zgjasë rreth 21 ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!