Në të gjithë vendin janë shtuar masat e sigurisë, kontrollet dhe janë shpërndarë mesazhe sensibilizuese për parandalimin e koronavirusit.
Gazetarja Lediona Xheladinaj tha për “ABC News” se në pikën e kalimit në Kapshticë, situata nuk ka ndryshuar.
“I vetmi mjet kontrolli është termometri me lazer. Nuk ka raste të dyshuara me koronavirus. Nga kontakti me qytetarët mësohet se ka kontrolle vetëm në pikën tonë kufitare. Çdo ditë ulët ndjeshëm numri i qytetare.
Qytetarët janë treguar të gatshëm për të respektuar masat e dhëna nga qeveria dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Në Korçë fëmijët nuk duken në lulishte, veç personave të moshës së tretë”, raportoi gazetarja.