Tërmeti “zgjoi” vendin, Peleshi bën bilancin

schedule23:54 - 17 Tetor, 2021

schedule 23:54 - 17 Tetor, 2021

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaron se nga tërmeti që u regjistrua sonte në Shqipëri nuk ka dëme materiale.

“Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi.

Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale./ Abcnews.al