Tërmeti tragjik në Shqipëri, Kosova nesër në ditë zie kombëtare

schedule16:37 - 26 Nëntor, 2019

schedule 16:37 - 26 Nëntor, 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të mërkurën, 27 nëntor 2019, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbjen jetën nga tërmeti në Shqipëri.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet në vendimin e Thaçit.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Po ashtu qeveria e Kosovës akordoi sot 500 mijë euro për të dëmtuarit e tërmetit, ndërsa forcat e FSK mbërritën për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!