Tërmeti “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda

schedule17:12 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 17:12 - 14 Dhjetor, 2022

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 17:28 ( me orën lokale) në Evia, Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me thellësi 13.5 km ndërsa vendndodhja është  8 km në juglindje të fshatit Zarakes në Evia Jugore.

Pas tërmetit të parë, në të njëjtën zonë, rreth 15 minuta më vonë, kanë ndodhur pasgoditje më të vogla.

Sipas vlerësimeve, tërmeti i regjistruar pasditen e së mërkurës mund të jetë pjesë e sekuencës postsizmike pas tërmetit të fortë prej 5 Rihter në Evia rreth dy javë më parë./Abcnews.al/ 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!