Javën e kaluar Elasona në Greqi u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi dëme të shumta materiale dhe panik e frikë te qytetarët në vendin fqinj, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.
Një pjesë e tyre janë prekur nga tërmeti. Një emigrant shqiptar në Elasona ka kërkuar ndihmë përmes redaksisë së Abcnews.al duke dërguar edhe fotot e gjendjes së shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti. Ai thotë se “Jemi shumë familje shqiptare në Larisa (Elasona) dhe nuk na pa njeri me sy fare.
Na janë prishur shtëpitë, e jemi qiraxhi, institucionet na thanë që nuk përfitojmë gjë. Jemi jashtë, po flemë në makina, pasi shtëpitë janë të pabanueshme” tha ai.
Apeli shkon ambasadën tonë në Athinë që t’u gjendet pranë shqiptarëve të prekur në vendin fqinj në këto ditë të vështira.
E ndërsa kanë kaluar disa ditë nga goditja e parë që ishte më e forta, lëkundjet vijojnë, madje edhe ditën e sotme u regjistrua një lëkundje me magnitudë 4.1 të shkallës rihter./ db/ Abcnews.al