Tërmeti në Gjirokastër, banorët: Ishte drithërimë

schedule20:37 - 19 Tetor, 2021

schedule 20:37 - 19 Tetor, 2021

Një lëkundje sizmike u regjistrua mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.

Tërmeti 3 Rihter nuk shkaktoi dëme materiale, por vetëm frikë te një pjesë e banorëve që e ndjenë, pasi magnituda ishte e vogël. “Ishte një drithërimë dhe kaq, nuk zgjati shumë” tha një banor për Abcnews.al.

Ky është tërmeti i dytë që shkund Shqipërinë brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, që shkaktoi dëme të vogla./ Abcnews.al