Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra

schedule20:10 - 19 Tetor, 2021

schedule 20:10 - 19 Tetor, 2021

Mbrëmjen e sotme një tërmet me magnitudë 3 i shkallës Rihter është regjistruar në Gjirokastër.

Lexo edhe: Banorët: Ishte drithërimë

Thellësia ka qenë 14 km. Lëkundja në orën 20:00 ka qenë e vogël dhe nuk  raportohet për dëme materiale.

Goditja ka shkaktuar frikë te banorët. Ky është tërmeti i dytë që shkund Shqipërinë brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, që shkaktoi dëme të vogla./ Abcnews.al