Tërmeti në Greqi: Mes viktimave 2 fëmijë, i zuri poshtë godina kur po ktheheshin nga shkolla

schedule18:51 - 30 Tetor, 2020

schedule 18:51 - 30 Tetor, 2020

Dy adoleshentë janë mes viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit që goditi Egjeun. Raportohet se jetën e ka humbur një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar  në ishullin grek të Samos-it.

Dy fëmijët u shtypën nga rrënojat e një ndërtesë, disa orë pas goditjes kryesore. Incidenti tragjik ndodhi kur fëmijët po ktheheshin nga shkolla. Në një moment u shemb kati i parë i një ndërtese duke i zënë ata poshtë.

Lexo edhe: Shkon në 12 numri i viktimave në Turqi nga tërmeti, 70 njerëz u nxorën të gjallë nga rrënojat

Një ekip i zjarrfikësve shkoi me urgjencë në vendin e ngjarjes, por për dy nxënësit ishte tepër vonë. Ekipet e shpëtimit i nxorën më pas dy fëmijët, një vajzë dhe një djalë, të pajetë nga rrënojat.

Tragjedia në Samos ndodhi në një moment kur mendohej se ishulli “ia hodhi” vetëm me 8 persona të plagosur lehtë. Sa i përket dëmeve materiale, ato raportohet të jenë të shumta, por kryesisht bëhet fjalë për ndërtesa të vjetra. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!