Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e në Laç të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga afër situatën. Teksa dëgjoi shqetësimet e banorëve, Rama bëri premtimin publik se brenda vitit që vjen shumica e banorëve të prekur nga tërmeti do të kenë shtëpitë e tyre të reja.
Banorët kanë ndarë problemet më kryesore të cilat ende nuk po marrin zgjidhje pas tërmetit të 26 nentorit. Kryeministri ka bërë replika me banorët të cilët të revoltuar kanë ndarë shqetësimet e tyre. Banorja i është drejtuar kryeministrit, “po vuajmë për copën e bukës”, ndërkohë që kryeminstri i përgjigjet se nuk po vuan për copën e bukës.
“Më vjen të plas, mos ma përmen copën e bukës, nuk po vuan ti për copën e bukës, ndërtesat që mund të riparohen do të riparohen ndërsa të tjerat do të prishen”, u shpreh Rama.
“Këtu do të prishet e gjithë zona, dhe do të rindërtohen gjithçka. Ju do të merrni ça ju takon, ndoshta dhe më shumë. Kështu ju qytetarë, se unë jam fshatar. Shtëpinë do e merrni më të mirë sesa ne. Tani duam kafe. Bëje kafen pra. Gratë bëjnë kafen, burrat llafet.”, tha Rama.
/abcnews.al