Tërmeti me magnitudë 5.1 në Greqi, mbyllen shkollat në disa zona, sizmologët të shqetësuar për pasgoditjet

schedule10:02 - 3 Nëntor, 2023

schedule 10:02 - 3 Nëntor, 2023

Një tërmet i fortë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Evia në Greqi. Tërmeti me magnitudë 5.1 është ndjerë edhe në Atikë. Mediat greke shkruajnë se për pasojë shkollat në Mantoudi, Limni, Agia dhe Anna janë mbyllur.

Ndërkohë guvernatori i qarkut të Greqisë qendrore, Fanis Spanos, bëri me dije se vazhdojnë kontrollet në zonë, dhe se në një rrugë në Evia Qendrore ka pasur rrëshqitje dherash.

“Është raportuar për xhama të thyer, sende që bien nga raftet e dyqaneve.”, ka thënë ai. Sizmologët janë shprehur të shqetësuar për pasgoditjet, ndonëse autoritetet bëjnë me dije se janë në gatishmëri./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!