“Termeti i Tiranës”, 38 urdhër-arreste për ish-zyrtarët e komunave, mes tyre Plaku dhe Fuçia

schedule18:15 - 14 Janar, 2020

schedule 18:15 - 14 Janar, 2020

Pas termetit të 26 Nëntorit, nisën hetimet nga prokuroria e Tiranës për ndërtesat e dëmtuara në bashkinë e Tiranës dhe në Bashkinë e Vorës. Sot mësohet se prokurorët kanë prerë rreth 38 urdhër-arreste për ish-zyrtarë vendorë të Bashkisë së Vorës si dhe të ish-kryetaret e komunave Kashar dhe Farkë.

Gazetari Andi Qosja tha se mes të ndaluarve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është edhe ish-kreu demokrat i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku si dhe ish-kreu i komunës Kashar, Besnik Fuçia.

Operacioni i policisë po vijon thanë burimet në Vorë, Kashar dhe në Farkë, zonat ku dëmet nga tërmeti kanë qenë të shumta. Nuk dihet ende me siguri se sa është numri i arrestimeve të deritanishme, por burimet thanë se mes tyre është Luan Beka, ish-kreu i Urbanistikës në Vorë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!