Tërmeti i fuqishëm në Turqi: Tejmbushen spitalet në Izmir, pacientët “të shtrirë” në trotuare

schedule16:36 - 30 Tetor, 2020

schedule 16:36 - 30 Tetor, 2020

Lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur ditën e sotme Turqinë dhe Greqinë.

Si pasojë e tërmetit me magnitutë 7.0 të shkallës Rihter, jetën e humbën të paktën gjashtë persona ndërsa të plagosur kanë mbetur të paktën 202 të tjerë.

Lëkundjet u shoqëruan edhe me një mini-cunam, si pasojë e të cilit rrugët e banesat u përmbytën nga uji.

Lexo edhe: Tërmeti në Turqi, studenti shqiptar tregon për Abcnews.al momentet e tmerrit

Ndërkohë, situata në spitalet e zonave më të prekura duket tejet kaotike. Në pamjet e postuara nga qytetarët në Twitter, duken pacientët të vendosur në shtretër jashtë ambienteve të spitalit, në trotuare.

Në një video të publikuar në këtë platformë duken pacientët jashtë një spitali në Izmir. Shtretërit janë vendosur njëri pas tjetrit, ndërsa pacientët kanë të afërm e mjekë pranë tyre. s.b/abcnews.al/