Tërmeti i 2019/ Rama-qytetarëve të Mirditës: Projekt strehimi social për familjet në nevojë

schedule11:20 - 8 Tetor, 2024

schedule 11:20 - 8 Tetor, 2024

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi në mbledhjen me kryetarët e bashkive dhe disa ministra, e pyeti kryeministrin Edi Rama lidhur me të dëmtuarit nga tërmeti i viti 2019.

Si pasojë, Rama tha se do të përpiqen të bëjnë një projekt strehimi social për familjet në nevojë, duke gjetur kështu një mundësi për t’i ndihmuar.

“Jam i qartë për këtë, por lidhur me atë, nuk kemi vetëm rastin e Mirditës, kemi edhe dy –tre raste dhe ato raste qartësisht i kemi lënë në përgjegjësinë e bashkive për të krijuar kushte të strehimit social. Pra nuk kanë qenë asnjëherë në një plan të marrë përsipër nga qeveria qendrore siç u bë plani i madh i tërmetit të tmerrshëm. Ky është realiteti. Tani thënë kjo, patjetër që duhet të bëjmë një diskutim sesi mund të ndihmojnë ne pjesërisht bashkinë që të fillojë të ketë një projekt strehimi social, duke qenë aty, duke i ditur saktësisht se kush realisht është i dëmtuar nga tërmeti, kush realisht është në nevojë etj, etj dhe në pamundësi për të gjetur një akomodim të vetin dhe për të gjetur një zgjidhje, do të përpiqemi të gjejmë një mundësi, se nuk dua të them gjëra që pastaj rezultojnë të pamundura kështu që, realiste është që të bëjmë një diskutim si ne mund të ndërtojmë, si mund të bëjmë një projekt të përbashkët dhe çfarë lloj ndihme mund të japim që kjo të bëhet një punë që të zgjidhë problemin e atyre njerëzve”, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!