Në lagjen 18 të Durrësit vijon prej 7 orësh vijon operacioni i shpëtimit të banorëve që kanë mbetur nën rrënoja. Gazetarja e ABC News Ajgena Korbi raporton se policia dyshon për 3 persona brenda ambjenteve të rrënuara, dy të rritur dhe një fëmijë. Policia po u jep ndihmë me ujë dhe bombola oksigjeni.
Gazetarja thotë se operacioni po kryhet me kujdes për shkak të mos shembjes së pjesës tjetër të ndërtesës, që mund të rezultojë fatale.
Policia ka larguar familjarët nga zona. /abcnews.al