Kryeministri Edi Rama ka vizituar mesditën e sotme familjet e prekura nga tërmetet në fshatin Floq dhe që janë strehuar në çadra. Në ditën e pestë pas tërmeteve që tronditën zonën e Korçës, e kryesisht disa fshatra të saj, situata pavarësisht ndërhyrjeve të strukturave të Emergjencave Civile dhe strukturave të tjera shtetërore, po vështirësohet për banorët që jetojnë në çadra.
Paraditen e sotme mësohet se ka patur tensione midis banorëve të zonës së Qafëzezit dhe stafit të infermiereve. Banorët thonë se nuk kanë marrë ndihmën e shpejtë dhe të sëmurët, sipas tyre, janë transportuar në ambulance nga vetë familjarët.
Banorët e kësaj zone thonë se po jetojnë si në mesjetë, pasi kane dita 5 në çadra. “Jemi me fëmijë të vegjel, pa kushte, ushqimet na vijnë me pako nuk i gatuajmë dot, do i hedhim”, janë shprehur ata paraditen e sotme.
/ABC News Albania 24/7