Tërmetet me vdekjeprurëse në rajon, kryeson Dubrovniku me 5 mijë viktima

schedule11:41 - 28 Nëntor, 2019

schedule 11:41 - 28 Nëntor, 2019

Ndërkohë që Shqipëria vazhdon të vuajë pasojat e tmerrshme të tërmetit të së hënës, i gjithë rajoni i Ballkanit ka pësuar ndër dekada dhe shekuj tërmete të regjistruara që kanë shkatërruar qytete dhe kanë lënë pas mijëra viktima.

Një tërmet i frikshëm prej 7.4 ballësh u regjistrua në Dubrovnik më 6 prill 1667, i cili vrau rreth 5.000 njerëz, që ishte rreth 80 përqind e popullsisë së Dubrovnikut. Tërmeti i 1905, 6.6 ballë Richter, shkatërroi pjesën veriperëndimore të Shqipërisë dhe pjesën jugperëndimore të Malit të Zi.

Nuk dihet numri i saktë i viktimave, por sipas një raporti mediatik në Mal të Zi në atë kohë, i gjithë bregdeti i Adriatikut po dridhej, dhe zor se kishte një qytet pa shtëpi të shembura që përshkohej nga ky det. Tërmeti i 1963 në Shkup, 6.1 ballë, vrau 1,070 njerëz dhe plagosi të paktën 3.000 njerëz, nga të cilët 1200 ishin me aftësi të kufizuara. 15.800 banesa u shkatërruan dhe 28,000 u dëmtuan. 200,000 njerëz mbetën të pastrehë. Tërmeti shkatërroi 75 deri në 80 përqind të qytetit.

Tërmeti më i fortë në Ballkan i kohëve moderne është ai i Malit të Zi në 1979, i cili dëmtoi rëndë edhe Shkodrën, ku humbën jetën 15 persona. Tërmeti, i cili ndodhi më 15 prill 1979 në 6:19 të mëngjesit, ishte 7.0 i në shkallën Rihter, dhe shkaktoi shkatërrim katastrofik me në të gjithë bregdetin e Malit të Zi, mbi 100 km të gjatë. Epiqendra e tërmetit ishte vendosur në detin Adriatik, midis Ulqinit dhe Barit, në një distancë prej 15 km nga bregu.

Në këtë tërmet, 101 njerëz humbën jetën në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri, ndërsa më shumë se 100,000 njerëz mbetën të pastrehë. Në Shqipëri, më e dëmtuar ishte Shkodra, me Bahçallëkun dhe Dajçin e rrafshuar. /abcews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!