“Tërmet” te Feyenoord përpara sfidës me Milan

schedule19:23 - 10 Shkurt, 2025

schedule 19:23 - 10 Shkurt, 2025

“Tërmet” te Feyenoord dy ditë përpara ndeshjes së parë play-off të Ligës së Kampioneve kundër Milanit. Holandezët, të cilët do të përballen në mbrëmjen e së mërkurës në shtëpi me kuqezinjtë, morën vendimin për të larguar trajnerin Brian Priske.

Sipas klubit holandez, ky ndryshim erdhi pas dakordësisë mes të dyja palëve. Dhe largimi i Priske duket se ka ardhur për shkak të rezultateve jo të mira si edhe mungesës së harmonisë mes palëve.

Edhe dy ndihmësit e trajnerit, Andersson dhe Hamberg nuk do të jenë më pjesë e Feyenoord. Për sfidën kundër kuqezinjve duket se do të jetë në stol një staf i përkohshëm.

Për drejtuesin e klubit holandez, Dennis te Kloese, edhe pse Feyenoord ka arritur rezultate befasuese në Ligën e Kampioneve, në muajt e fundit janë parë pak përparime.

Për takimin kundër “Djallit” pritet që në stol të jetë Pascal Bosschart, që ka drejtuar ekipin e të rinjve. Por kontaktet kanë nisur me Marino Pusic, tekniku aktual i Shakhtar Donetsk, që pëlqehet nga drejtuesit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!