Tërmet politik në Turqi pas dënimit të kandidatit kryesor kundër Erdoganit, si ka reaguar ai?

schedule10:31 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 10:31 - 15 Dhjetor, 2022

Kryebashkiaku i Stambollit në Turqi, Ekrem Imamoğlu, është dënuar me 3 vjet e 7 muaj e 15 ditë burg, pasi akuzohet për fyerje ndaj anëtarëve të YSK.

“Një dënim i padrejtë që është në kundërshtim me respektimin e të drejtave të njeriut , lirive themelore dhe sundimit të ligjit,” e përshkroi Departamenti i Shtetit dënimin.

“Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për akuzat e vazhdueshme të shoqërisë civile, mediave, liderëve politikë dhe të biznesit në Turqi , si dhe paraburgimin e zgjatur të tyre”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Kryebashkiaku i Stambollit, dhe një nga figurat më të njohura të opozitës, u dënua për fyerje të anëtarëve të Këshillit Zgjedhor, pothuajse gjashtë muaj përpara zgjedhjeve vendimtare presidenciale të qershorit.

“Një grusht njerëzish nuk mund të abuzojnë me pushtetin që na është besuar nga populli. Lufta jonë rifillon me më shumë vrull”, tha kryetari i bashkisë së Stambollit menjëherë pas shpalljes së vendimit,  duke e cilësuar vendimin “të pamendueshëm” dhe “politik”, në të cilin do të apelojë siç njoftoi avokati i tij Kemal Polat.

Me një fjalim para bashkisë së Stambollit, para mijëra mbështetësve të tij, Ekrem Imamoglu u përgjigj për dënimin e tij. Kryebashkiaku i Stambollit u bëri thirrje votuesve që ta mbështesin dhe gjatë fjalës së tij përdori fjalët e Erdoganit të cilin madje e cilësoi si përgjegjës, duke thënë: “Duhet ta kenë kuptuar që nuk do të qëndrojnë dot para nesh në votime. Dhe kjo është arsyeja pse ata zgjodhën këtë rrugë. Kjo është rruga e shtrembër. Sepse do të vijë një ditë që do të kenë nevojë edhe ata që e politizojnë drejtësinë.”

Imamoglu theksoi se dënimi me burg i shqiptuar ndaj tij pasqyron kushtet që mbizotërojnë sot në Turqi.

Në të njëjtën kohë, qindra mbështetës të tij u mblodhën jashtë bashkisë së Stambollit , duke brohoritur: “Qeveri, dorëhiqu” dhe ” Ligj, Ligj, Drejtësi “.

Pas ankimimit, kryebashkiaku i Stambollit do të qëndrojë në detyrën e tij, pasi ka karakter pezullues deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.

Nëse ai dënohet edhe në Gjykatën e apelit, privimi i të drejtave politike nuk do ta lejojë atë të jetë kreu i opozitës në zgjedhjet presidenciale të 2023 kundër presidentit turk Tajip Erdogan.

Menjëherë pas fjalës së tij, Imamoglu shkoi në fushën e basketbollit të Efes. Sapo hyri  në stadium, i gjithë stadiumi e ka duartrokitur.

Zgjedhjet e vitit 2019 dhe humbja e Erdoganit

Grindja Imamoglu-Erdogan filloi në vitin 2019 kur politikani 52-vjeçar, i cili vjen nga Partia Popullore Republikane (CHP) në opozitë, fitoi bashkinë e Stambollit. Imamoglu fitoi ndjeshëm ndaj kundërshtarit të tij Binali Yildirim në zgjedhjet e përsëritura që u organizuan nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë, me nxitjen e partisë në pushtet.

Në atë kohë, Imamoglu e kishte cilësuar ministrin e Brendshëm, Suleiman Soylu, si “idiot” dhe anëtarët e Komisionit Zgjedhor për anulimin e rezultateve të garës së parë zgjedhore.

Kjo është akuza kryesore që e hodhi në bankën e të akuzuarve, ku prokurori kërkon dënim me burg për “fyerje” të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor.

“Gjithçka që bëra ishte t’i përgjigjesha ministrit të Brendshëm që më kishte quajtur idiot”, argumentoi kryebashkiaku i Stambollit gjatë seancës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të opozitës CHP Kemal Kiliçdaroglu, i cili u kthye me nxitim nga Gjermania, duke i kërkuar qeverisë Erdogan që “të mbledhë trurin”.

Ai theksoi se çdo vendim tjetër përveç lirimit është një “rrëfim i urdhrit nga pallati dhe konspiracionit” që do të thotë ndërhyrje në drejtësinë e presidentit turk.

“Unë e paralajmëroj pallatin për herë të fundit. Hiqi duart nga gjykata. Kjo botë nuk është e pambështetur. Mblidhni mendjen”, tha ai.

Pothuajse gjashtë muaj para zgjedhjeve vendimtare presidenciale, Ekrem Imamoglu konsiderohet si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës së bashkuar që mund të mbizotërojë, sipas sondazheve, të Recep Tayyip Erdoğan./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!