Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra

schedule11:54 - 11 Tetor, 2019

schedule 11:54 - 11 Tetor, 2019

Lëkundje të tjera tërmeti u ndjenë gjatë ditës së sotme në Shqipëri duke sjellë në vëmendjen e qytetarëve tërmetin e fuqishëm të 21 shtatorit.

Epiqendra është zhvendosur nga deti Adriatik dhe zona përreth Durrësit, e cila ka qenë tepër aktive prej 21 shtatorit në pjesën Verilindore të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, epiqendra ka qenë 1.7 km në veri të Shumatit në Dibër, me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në orën 07:26 minuta. Nuk ka të dhëna për dëme materiale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!